skip to Main Content

Inter Akaunt Konsalting DOOEL Shkup është shoqëri që klientëve të saj aktualë dhe klientëve të ardhshëm ju ofron zgjedhje të madhe shërbimesh dhe zgjidhjesh për çfarëdo lloj çështjesh të lidhura me aktivitete administrative, kontabiliteti dhe juridike.

Në pajtueshmëri me ligjin për kryerjen e punëve të kontabilitetit shoqëria jonë posedon licencë për kryerjen e punëve të kontabilitetit dhe është e evidentuar në Institutin e kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar të Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu shoqëria Inter Akaunt Konsalting është anëtar i plotë ligjor i Odës së kontabilistëve pranë Bashkimit të dhomave tregtare të Maqedonisë.

Oferta jonë përfshin spektër të gjerë të shërbimeve profesionale nga fusha e kontabilitetit material dhe financiar, tatimet, financat, duke përfshirë edhe planifikimin, organizimin dhe kontrollin si edhe realizimin operativ të tyre. Ofrojmë shërbime për ndërmarrje të vogla, të mesme dhe ndërmarrje të mëdha, persona fizikë, tregtar individual, kompani me kapital të huaj, përfaqësi të huaja, organizata jofitimprurëse dhe shoqata qytetare.

Për përpunim të dokumentacionit afarist dhe menaxhimin e të gjitha fushave të biznesit dhe funksioneve nëpër subjekte, përdorim softuer profesional kontabilist që është i avancuar në mënyrë të rregullt me të gjitha ndryshimet ligjore.

Për implementim të suksesshëm të Dispozitave ligjore, marrim pjesë në mënyrë aktive nëpër seminare dhe trajnime nga fusha e kontabilitetit financiar, financat, standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe standardet ndërkombëtare për njoftim financiar, tatimet, e drejta tregtare dhe marrëdhëniet e punës.

5 ARSYE PSE DUHET TA ZGJIDHNI INTER AKAUNT KONSALTING:

PËRVOJË

Në firmën tonë punojnë kontabilistë të licencuar me përvojë pune mbi 15 vjet të gatshëm që t’i përgjigjen çdo pyetjeje

PROFESIONALIZËM

Të punësuarit janë kontabilistë të autorizuar që përveç përvojës marrin pjesë në mënyrë të rregullt në vizitë të vazhdueshme të seminareve dhe trajnimeve nga fusha e kontabilitetit dhe financave dhe i ndjekin të gjitha ndryshimet ligjore.

EFIKASITET

Të gjitha kërkesat tuaja në lidhje me udhëheqjen dhe funksionimin e firmës tuaj i kryejmë në periudhë sa më të shkurtër të mundshme.

GADISHMËRIA

Punojmë mbi parimin e dorëzimit mujor të dokumentacionit kontabilist dhe e gjithë kjo është e përditësuar për disa ditë.

SERIOZITET

Firma jonë është byro e regjistruar kontabiliteti, agjent e-regjistrimi (agjent për regjistrim elektronik) për zbatimin efikas për të gjitha regjistrimet dhe ndryshimet në regjistrin tregtar, e-dorëzim (dorëzim elektronik) të dokumentacionit tek të gjitha institucionet shtetërore dhe konsultim për kompanitë për sukses në sfidat ekonomike dhe perspektiva e ardhshme në komunitetin e biznesit.

Shërbimet tona janë:

Nëse vendosni për ndryshim të kontabilitetit tuaj të deritanishëm, kërkoni lirisht ndihmë dhe ne do t’i ndërmarrim të gjitha aktivitetet e nevojshme që ndryshimi të kalojë në mënyrë të pandjeshme për ju.

Back To Top